“20 vite shok” — Mesazhi i Xhulian Shabanit pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit
Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë papritur më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare. Sipas të dhënave të para nga familjarët dhe mediat, dyshohet se shkaku ka qenë arresti kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Lajmi i hidhur ka prekur publikun, artdashësit dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Mes tyre, producenti Xhulian Shabani, një nga njerëzit që ka qenë pranë Shpatit që në hapat e parë të karrierës, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Në story-n e tij, Shabani shkroi:
“20 vite shok, djalë dukat — RIP Shpat. I buzëqeshur ike, ashtu siç jetove.”
Ky mesazh përmbyll një miqësi dhe bashkëpunim më shumë se dydekadësh, duke sjellë në vëmendje nisjet artistike të Shpat Kasapit dhe raportet e tij të ngushta me shumë emra të njohur të skenës.
Homazhet dhe reagimet e shumta vazhdojnë të mbërrijnë, ndërsa publiku dhe miqtë kujtojnë artistin që la gjurmë të thella në muzikën shqiptare./press7.tv

