Sot, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vizituam Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, vendin ku 117 vjet më parë rilindasit tanë shkruan një nga kapitujt më të rëndësishëm të identitetit tonë kombëtar.
Në këtë hapësirë historike, ku fryma e përpjekjeve të tyre ende ndihet, shënuam Ditën e Alfabetit me mirënjohje të thellë dhe respekt për punën e atyre që na lanë gjuhën e unifikuar si themel të bashkimit tonë shpirtëror.
Vizita ishte gjithashtu mundësi për bashkëbisedim me përfaqësues të VLEN-it mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për thellim të bashkëpunimit ndërmjet nismave tona politike e institucionale.
Gjuha shqipe, trashëgimia dhe dinjiteti ynë kombëtar mbeten orientimi ynë i përbashkët.
Urime të gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit!
Nga Manastiri, prej shtëpisë ku nisi ABC-ja jonë, vazhdojmë rrugën përpara me përkushtim e përgjegjësi./press7.tv

