ShowBiz

Alaudini dhe Linda zbulojnë se vuajnë nga diabeti: një bisedë e sinqertë në BBVIP Kosova Live Prime

Screenshot

Alaudini, i cili udhëheq në Big Brother VIP Kosova – Live Prime, ka zhvilluar një bisedë të veçantë me Lindën, banoren e cila brenda shtëpisë ka treguar se jeton me diabet. Gjatë diskutimit në transmetim të drejtpërdrejtë, ai i është drejtuar asaj me fjalët:

“Për ne diabetët, vlera 5.7 është në gjendje perfekte.”

Ky koment i tij u prit me vëmendje nga publiku, pasi trajtoi një çështje të ndjeshme shëndetësore që prek shumë njerëz. Biseda mes tyre solli qetësi dhe siguri për Lindën, e cila ndau përvojën e saj me diabetin brenda shtëpisë.

Alaudini, me mënyrën e tij të sinqertë të komunikimit, u vlerësua për përkrahjen që i dha Lindës, duke e siguruar se vlerat e saj janë stabile dhe në kontroll. Biseda ka tërhequr reagime pozitive nga shikuesit që e kanë konsideruar si një moment të rëndësishëm human brenda programit./press7.tv

Exit mobile version