Xheneta Fetahu si OPINIONISTE në Big Brother Kosova!
Ish-banorja e edicionit të kaluar të BBK pritet t’i bashkohet sezonit të ri që nis më 17 nëntor, sipas burimeve te press7.tv duke marrë rolin e opinionistes në prime-t e spektaklit.
Ndërkohë, Xheneta ka njoftuar sot përmes një story në Instagram se ka mbyllur kapitullin e saj në Top Channel, për t’iu përkushtuar projekteve të reja. Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, si dhe i dedikoi një falënderim të veçantë moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.
“Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli. Tash përpara me energji të re – çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi ajo në story.
Fansat tashmë po presin me kuriozitet rolin e saj të ri dhe dinamiken që ajo do të sjellë në BBK./press7.tv

