Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për mënyrën se si fjalimi i tij u redaktua nga Panorama, pasi korporata kërkoi falje, por refuzoi ta kompensonte.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të premten në mbrëmje, Trump tha se do ta padisë BBC-në ndoshta javën tjetër dhe do të kërkojë kompensim prej 1 miliard deri në 5 miliardë dollarë.
Të enjten, BBC në një deklaratë, tha se redaktimi i fjalimit të 6 janarit 2021 kishte dhënë pa dashje përshtypjen e gabuar se presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme, dhe tha se nuk do të transmetohej më.
Korporata i kërkoi falje presidentit, por tha se nuk do të paguante kompensim financiar.

