Kosovë Lajme

Matoshi ‘eskalon’ ndaj PDK-së: Flaka me iu dalë se s’e vjedhni Mitrovicën, qysh s’ka mujtë as Vuçiqi e Radojçiqi

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Mitrovicë, atje ku Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e votimit, nën dyshimet për disa fletëvotime për të cilat nga KQZ thanë se mund të jenë gabime teknike, raporton GazetaDemos.

Matoshi teksa paralelizoi PDK-në me presidentin serb, Vuçiq, e kryekriminelin Radojçiq, akuzoi të njëjtit se po mundohen ta vjedhin Mitrovicë.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë. Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, tha Matoshi.

Exit mobile version