Lajme Shqipëri

Dosja e “21 janarit”, Sali Berisha ftohet në SPAK

Top Channel ka siguruar fletëthirrjen e kreut të PD-së, Sali Berisha në SPAK për dosjen e “21 janarit”.

Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00.

“Për nevoja të hetimit, me urdhrin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha.

Shtetasi i sipërpërmendur thirret për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për ngjarjen e datës 21 janar 2011”, thuhet në fletëthirrje.

Exit mobile version