Lajme Maqedoni

Politikani pro-rus Apasiev dhe Sela e Lloga me marrëveshje të fshehtë në zgjedhjet lokale – në Strugë

Burime nga skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut bëjnë të ditur se Dimitar Apasiev, lider i partisë LEVICA, e njohur për qëndrimet e saj pro-ruse, pro-serbe dhe kundër interesave shqiptare, ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me përfaqësues të AKI-së gjatë zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Sipas këtyre burimeve, LEVICA ka kandiduar në disa komuna ku nuk ka asnjë shans real për fitore, me qëllim që të shpërndajë votën opozitare shqiptare dhe t’i shërbejë indirekt kandidaturave të AKI-së për të siguruar hyrjen në balotazh.

Në Strugë, raportohet se Ziadin Sela dhe Krenar Lloga janë ulur me përfaqësues të LEVICËS, ku është kërkuar që struktura e kësaj partie të përkrahë Arsim Dalipin në garën lokale.

Ky zhvillim shihet si një koordinim taktik mes subjekteve që tradicionalisht kanë pasur qëndrime të kundërta politike në Maqedoninë e Veriut./netpress.com

Exit mobile version