Lajme Maqedoni

Kandidat për këshilltar në Kërçovë njëkohësisht edhe anëtar i vendvotimit – reagon KKZ

Në Komunën e Kërçovës është identifikuar një shkelje e procedurave zgjedhore, pasi një kandidat për këshilltar nga njëra prej listave garuese ishte në të njëjtën kohë edhe anëtar i një këshilli zgjedhor në një vendvotim, shkruan Alsat.

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Kërçovë ka reaguar menjëherë pas konstatimit të kësaj situate dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke e larguar personin nga përbërja e vendvotimit.

Ky veprim është në përputhje me rregullat zgjedhore, të cilat ndalojnë përfshirjen e kandidatëve në procesin administrativ të votimit, me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe neutralitetit të procesit zgjedhor.

Autoritetet lokale theksojnë se përveç këtij rasti të izoluar, procesi zgjedhor në Kërçovë po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa./ Alsat.mk

Exit mobile version