Sport

Muriqi i afrohet rekordit historik te Mallorca

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është vetëm 30 gola larg për ta barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Mallorcas.

Pasi shënoi të shtunën pasdite në udhëtim te Sevilla, Muriqi iu gëzua golit të 40-të me fanellën e Mallorcas.

“Pirati” është 30 gola larg sulmuesit Samuel Eto’o, që mban rekordin me shënimin e golave te skuadra e elitës së futbollit spanjoll.

Por sulmuesit kamerunas i janë dashur 162 ndeshje për ta arritur shifrën e 70 golave.

Muriqi ka dukshëm më pak ndeshje të luajtura, 126 gjithsej, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, mund ta arrijë e ta thyejë rekordin e tij.

Eto’o pati edhe 19 asistime, derisa Muriqi ka 11 në total.

Exit mobile version