Kosovë Lajme

Basha: Vota është mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë

Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale të dielën.

Basha ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, teksa ka shtuar se “vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme”.

“Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam”, shkroi Basha në Facebook.

Exit mobile version