Zirafete Ramadani, e lindur më 6 gusht 1985 në fshatin Likovë të Kumanovës, është kandidate për asambleiste në Komunën e Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku garon me numrin 10 në Listën Fituese.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, programi Informatikë, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku është diplomuar si inxhiniere e Informatikës. Në vitin 2017 ka përfunduar edhe rikualifikimin profesional në Fakultetin Filozofik, duke fituar kompetencat pedagogjike për profesionin e mësimdhënëses. Studimet postdiplomike i ka ndjekur në Universitetin e Europës Juglindore, drejtimi Zbatimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në procesin mësimor.
Që nga viti 2014, Ramadani është e punësuar si mësimdhënëse e lëndës së TIK-ut në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Ajo është e martuar, nënë e tre fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në fshatin Beguncë./press7.tv