Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, i cili njëkohësisht përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Maqedoninë e Veriut, ka ngritur akuza të ashpra ndaj BDI-së së Ali Ahmetit. Ai e ka cilësuar këtë parti si të shndërruar në një filial financiar të partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në reagimin e tij publik, Qoku thekson:
“Takimet serbe të Aliut me Vuçiqin, por edhe të ministrit të tij të Financave, Fatmir Besimi, me gjeneralin famëkeq dhe shefin e Shtatmadhorisë së Armatës Serbe, Dikoviq, dëshmojnë qartë këtë gjë.”
Sipas tij, deri më tani nuk është dhënë asnjë përgënjeshtrim për këto akuza, të cilat – siç nënvizon – janë ngritur përmes fakteve konkrete.
Ky reagim, i shoqëruar me thirrjen “Follow the money!”, ka shtuar tensionet politike dhe ka hapur pyetje serioze mbi lidhjet e BDI-së me qarqe të larta politike dhe ushtarake serbe./press7.tv