Lajme Maqedoni

Bilall Kasami: Familjari i Ali Ahmetit ia shiti aksionet bankës së Vuçiqit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka publikuar një status në rrjetet sociale ku pretendon se ka dëshmi për lidhjet e BDI-së me qarqet serbe.

“Sot prezantova dëshmitë se si familjari i Ali Ahmetit, përkatësisht babai i gruas së djalit të tij, mijëra aksionet e kompanisë së tij ‘AS Senjak’ ia ka shitur bankës serbe Alta Banka, e lidhur me Vuçiqin,” shkruan Kasami.

Ai shton se ndërkohë që “e kishin gojën plot patriotizëm e shpifnin për ne, natën bënin pazare me serbët dhe ia hapnin derën Beogradit”.

Kasami thekson se “politika duhet t’i ketë disa vija të kuqe që nuk duhet shkelur për asnjë çmim. T’ia shesësh shpirtin djallit për ta akuzuar tjetrin politikisht, shkel me dy këmbë çdo vijë të kuqe kombëtare”.

Ky reagim i tij ka hapur diskutime të reja mbi marrëdhëniet e BDI-së me Serbinë dhe dyshimet për marrëveshje të fshehta ekonomike./press7.tv

Exit mobile version