Sport

Tjetër tragjedi, ish-futbollisti i Arsenalit vdes në moshën 21 vjeçare

Një tjetër tragjedi ka goditur sportin e futbollit.

Ish-futtbollisti i Arsenalit, Billy Vigar ka vdekur në moshën 21-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar klubi anglez, Chichester City, ku Vigar luante aktualisht.

Sipas raportimeve në mediat angleze, Billy Vigar ka pësuar një aksident javën e kaluar ku ka pasur dëmtime të rënda në tru dhe ishte në koma për disa ditë.

”Pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru të shtunën e kaluar, Billy Vigar u vu në komë të induktuar. Të martën ai kishte nevojë për një operacion për të rritur çdo shans për shërim. Edhe pse kjo ndihmoi, dëmtimi rezultoi shumë i rëndë për të dhe ai ndërroi jetë të enjten (25) në mëngjes.”, thuhet në njoftimin e klubit.

https://twitter.com/ChiCityFC?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1971268585684336688%7Ctwgr%5Eca7a913aea03e6e43a0e6ca7753f7f47cb1f16df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Ftjeter-tragjedi-ish-futbollisti-i-arsenalit-vdes-ne-moshen-21-vjecare%2F

Exit mobile version