Kosovë Lajme

Sot shënohet 27-vjetori i rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Sot, më 22 shtator 2025, shënohet 27-vjetori i rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për çlirimin e vendit.

Fehmiu, komandant i UÇK-së, dhe Xheva, ndër luftëtaret e para të organizatës, ranë heroikisht në vitin 1998 gjatë një beteje të ashpër dhe të pabarabartë me forcat serbe në zonën e Çiçavicës. Ata qëndruan krah për krah me luftëtarët e tjerë të UÇK-së, duke mbrojtur fortesat e lirisë deri në momentin e fundit.

Në këtë betejë ra edhe Fatime Hetemi, studente dhe luftëtare, si dhe shumë dëshmorë të tjerë që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Fehmi e Xhevë Lladrovci mbeten simbol i përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë së pashoq për atdheun, dhe kujtimi për ta nderohet sot në gjithë vendin përmes homazheve, aktiviteteve përkujtimore dhe mirënjohjes kombëtare.

Exit mobile version