Regjimi i Aleksandar Vuçiqit u përpoq sot që me paradën ushtarake në Beograd të rrisë pikët dhe rejtingun e tij politik. Por pas kësaj fasade fshihet vetëm krizë. Në 6 vitet e fundit ushtrinë serbe e kanë braktisur mbi 15 mijë pjesëtarë.
Është e njëjta ushtri e mbushur me kriminelë të pandëshkuar, që kanë udhëhequr formacione vrastare dhe operacione të spastrimit etnik në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Është ushtri që mbetet doktrinalisht dhe strategjikisht e lidhur me Rusinë, jo me një të ardhme moderne.
Dhe gjithë kjo ndodh në mes të krizës më të madhe që ka përfshirë Serbinë gjatë dy dekadave të fundit.
As parada dhe as propaganda nuk do ta shpëtojnë Vuçiqin – ai do të përfundojë si çdo diktator tjetër.