Kryeministri Edi Rama është takuar me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të nismave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA.
Rama tha se diskutimi u fokusua edhe tek projektet madhore të infrastrukturës, si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit, të cilat do ta shndërrojnë Shqipërinë në një pikë kyçe të sigurisë dhe ekonomisë rajonale.
Ky takim shihet si një tjetër hap drejt konsolidimit të rolit të Shqipërisë si partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Mesdheun lindor. (INA)