Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Bashkim Bakiut për kryetar të Qytetit të Shkupit. Ai shihet si një pretendent serioz për të sjellë për herë të parë në krye të kryeqytetit një shqiptar.
I lindur dhe i rritur në Shkup, Bakiu ka kryer studimet në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe ka përvojë bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare. Profesionalizmi dhe kapacitetet e tij menaxheriale, të dëshmuara brenda dhe jashtë vendit, e pozicionojnë si kandidat që mund të fitojë mbështetje përtej ndarjeve etnike.
Sipas analistëve, kjo kandidaturë e kthen garën për Shkupin në një nga më seriozet e viteve të fundit, me mundësi reale për ndryshim./press7.tv