Të nderuar viktima të propagandës serbe, Të nderuar ambasadorë. Nuk është ndaluar komuniteti serb; është ndaluar një parti e vetme, Lista Serbe, që ka shërbyer si zgjatim i Beogradit dhe ka trashëgimi terroriste. Ky nuk është sulm mbi demokracinë, por mbrojtje e saj
Shkruan Gëzim Mekuli
Të nderuar viktima të propagandës serbe,
Të nderuar ambasadorë,
Nuk është ndaluar komuniteti serb; është ndaluar një parti e vetme, Lista Serbe, që ka shërbyer si zgjatim i Beogradit dhe ka trashëgimi terroriste. Ky nuk është sulm mbi demokracinë, por mbrojtje e saj.
Edhe shtetet tuaja kanë bërë të njëjtën gjë:
1. Finlanda ndaloi partinë “Sinimusta Liike” si anti-demokratike dhe ka përjashtuar kandidatë për qëndrime pro-ruse.
2. Spanja e shpalli të paligjshme Batasunën për lidhjet me ETA, vendim i konfirmuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
3. Gjermania ka mekanizmin e “demokracisë luftarake” për të ndaluar partitë që rrezikojnë rendin kushtetues.
4. Moldova ka ndaluar disa parti pro-ruse që minonin stabilitetin.
Atëherë, pse standard tjetër për Kosovën?
A po e mbroni demokracinë dhe Kushtetutën tonë, apo po i bëni shërbim Vuçiçit? Sa parti serbe janë të çertifikuara sot? Pse shërbeheni me propagandën serbe?
https://www.facebook.com/MEDIATdhePOLITIKA/posts/10237584884096990?ref=embed_post