Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, theksoi se shpallja për aplikime për kondicionerë inverter është aktualisht aktive, për të cilat janë ndarë 170 milionë denarë.
Po, pikërisht ashtu. Ne po e shtyjmë paralelisht edhe atë politikë. Shpallja është publikuar, zgjat 60 ditë, afërsisht janë siguruar 170 milionë denarë për këtë qëllim. Të gjithë ata që plotësojnë kushtet mund të aplikojnë në këtë shpallje, bëhet fjalë për kondicionerë të klasës A+ me fuqi të instaluar prej 3.5kW. Dhe vlerësojmë që në këtë mënyrë do të kontribuojmë që ato familje të kenë rehati më të mirë në shtëpitë e tyre, si në verë ashtu edhe në dimër. Dhe të përpiqemi të intervenojmë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe uljes së ndotjes, veçanërisht gjatë periudhës kur ngrohin shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri Mickoski.