Lajme Maqedoni

Lëvizja Arbëria prezanton platformën politike në Sllupçan, me pjesëmarrjen e Koalicionit Vlen dhe kandidatit Nexhmedin Sadiki

Sllupçan, 8 gusht 2025 – Lëvizja Arbëria zhvilloi mbrëmë një takim në Sllupçan të Kumanovës, ku prezantoi programin dhe platformën e saj politike.

Në aktivitet morën pjesë drejtues, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes, si dhe përfaqësues të Koalicionit Vlen, mes tyre kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiki.

Fjalë rasti mbajtën anëtarët e Këshillit Drejtues të Lëvizjes Arbëria – Orhan Ibrahimi, Meral Ferati, Gazmend Aliji dhe Bekim Fazliu – të cilët theksuan misionin e saj për të qenë një platformë e hapur për shqiptarët, mbrojtëse e interesave të tyre dhe nxitëse e një kulture të re politike, të bazuar në nder dhe përgjegjësi.

Lëvizja Arbëria e vlerëson veten si projekt të së ardhmes, me synimin që shqiptarët të arrijnë barazinë e plotë në vend./press7.tv

Exit mobile version