Koordinatori i grupit parlamentar, VLEN, Bekim Qoku,ne hapjen zyrtare te shtabit zgjedhor neë qytetin e Struges tha se me Mendi Qyrën kryetar Komune fitojnë edhe qytetaret por fiton edhe qyteti i Struges.
“Prandaj ju ftoj qe te mbështesni Mendi Qyrën dhe koalicionin VLEN, per qasjen e drejte dhe të pergjegjshme qe kane zgjedhur ne keto zgjedhje. Te gjithe e dime se Struga eshte keqmenaxhuar per një kohe te gjate. Vetem giate mandatit te fundit, nga udheheqesia aktuale jane keqmenaxhuar mbi 18 milione euro nga nje buxhet total prej me shume se 20 milione eurosh. Keto mjete nuk jane reflektuar fare në
permirësimin e jetes se qytetarëve, perkundrazi, janë shfrytezuar per perfitime personale dhe klienteliste.
Struga sot perballet me mbi 80% ndërtime pa leje, me favorizime te hapura ndaj figurave te nentokës dhe individeve të kompromentuar”, tha deputeti, Bekim Qoku.
Ai shtoi se per ta ndalur rrenimin dhe demtimin e tutjeshëm te Struges kjo mund te ndodhe vetem nese mbështet Qyra per kryetar dhe lista e VLEN-it per keshilltare.
“Per të ndalur ketë rrënim, për të kthyer Strugën në duar të sigurta dhe të ndershme, ju lutem që në emër të se mires dhe mireqenies se qytetit dhe banoreve te tij, te mbështesni listen më te mire,VLEN-in, dhe kandidatin tonë të pavarur, Mendi Qyrën”, përfundoi QoKu.