Kosovë Lajme

Kurti: Do të bëjmë çmos ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të bëjnë gjithçka që Kuvendi i ri të konstituohet deri në fundin e korrikut dhe në frymën e bashkëpunimit mes partive politike.

Pas një takimi që zgjati rreth dy orë me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën, Kurti u shpreh se afatet ligjore janë duke rrjedhur dhe se konstituimi i legjislaturës së re duhet të ndodhë në javën e fundit të korrikut.

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re”, ka thënë Kurti.

Ai bëri të ditur se në takim me Osmanin janë diskutuar të gjitha elementet përbërëse të procesit.

Kurti u shpreh se duhet pritur që të përfundojnë edhe takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive të tjera, “për të vlerësuar nëse do të arrihet përparim i mjaftueshëm”.

“Besoj duhet t’i japim shans edhe takimeve të tjera, e më pas të shohim cili është progresi”, u shpreh Kurti.

Të shtunën, me ftesë të Kurtit pati takim me përfaqësues të të gjithave partive parlamentare joserbe. Por takimi s’prodhoi diçka të re.

Exit mobile version