Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre në mediat sociale pasi të martën ka hyrë në fuqi ndalimi i parë në botë. Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube janë ndër platformat të cilave u kërkohet të zbatojnë legjislacionin e ri.
