Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ka ndar me mediat detaje të reja lidhur me masat që ndërmarrin organet e rendit për të zbardhur rastin. Toshkovski tha se fishkezjarrët që dyshohet se shkaktuan zjarrin i ka sjellë grupi muzikor DNK ndërsa personi i cili ka qenë përgjegjës për ti ndezur fishekzjarrët ka ndërruar jetë. Në këto momente sipas informacioneve të MPB-së rreth 22-23 persona janë të dyshuar lidhur me tragjedinë në Koçanë.vazhdimisht po realizohen biseda informative me persona të involvuar, ndërsa tek dy persona tek të cilë është kryer bastisje janë gjetur armë dhe municion.Mes atyre që po merren në pyetje nga policia, është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Nga biseda me një anëtar të grupit DNK është vërtetuar se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur bendi, për fat të keq personi i cili ka qenë i angazhuar për përdorimin e tyre ka ndëruar jetë. Lëshimi I fletarrestimit për 4 persona është tërhequr për shkak se të njëjtit janë siguruar. Në stacionin policor në SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë privuar nga liria gjithsej 5 persona me të cilët po zhvillohen biseda me pjesëtarët e policisë mes të cilëve edhe një ish ministër. Në orën 17 nga ana e prokurorit publik është dhënë urdhër për bastisje në shtëpi dhe hapësira për dy persona zyrtarë në ministrinë e ekonomisë ku gjatë bastisjes janë marë paisje teknike, dokumentacion, armë dhe municion. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se subjekti juridik nuk ka licencë për punë. Dhënia e licencave është nën kompetencë të ministrisë së Ekonomisë dhe nga shqyrtimi në regjistrin qëndror subjekti juridik nuk ka pasur licencë valide. Pronari gjatë kontrollove ka paraqitur licencë të falsifikuar të dhënë me 13.03.2024.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkov
Hetimet vazhdojnë, ndërsa opinioni do të informohet në kohë tha Toshkovski.