Lajme Maqedoni

1 Maji – VLEN në krah të punëtorëve me vepra

    Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, koalicioni VLEN shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë punëtorët që çdo ditë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social dhe njerëzor të vendit tonë.

    Qeveritë e kaluara luajtën me dinjitetin e punëtorëve, duke detyruar shumë prej tyre të largohen nga vendi. Por kjo ka ndryshuar që kur VLEN mori përgjegjësinë qeverisëse. Premtimet tona për punë me dinjitet dhe meritokraci po bëhen realitet.

    Disa nga arritjet tona konkrete përfshijnë:
    • Rritjen e pagës minimale dhe planifikimin për ta lidhur atë me koston reale të jetesës;
    • Krijimin e mekanizmave për rritje të qëndrueshme të pagave;
    • Bashkëpunim të ngushtë me sindikatat dhe sektorin privat;
    • Luftimin e kontratave fiktive dhe rritjen e punësimeve reale;
    • Më shumë inspektime për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve;
    • Buxhet më të madh për sigurinë dhe shëndetin në punë;
    • Mbështetje për të rinjtë me projekte dhe ide inovative.

    VLEN mbetet e përkushtuar për një treg pune të drejtë, të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Sot dhe çdo ditë, qëndrojmë krah punëtorëve – jo me fjalë boshe, por me vepra konkrete.